"Inskenim per te permbushur qellimet e Edi Rames"
Athine, 24 Janar 2011 - Gazeta greke, "To Ethnos", shkruante se protesta e 21 janarit nuk ishte proteste qytetaresh te indinjuar, por inskenim per te permbushur qellimet politike te Edi Rames.
Vendimtare per te ardhmen politike te Shqiperise eshte java qe vjen, shkruan ajo.
Me poshte vijon permbledhje e shkrimit.
Kriza e tejzgjatur politike qe pas zgjedhjeve te 28 Qershorit, hyri ne rrugen e acarimit te pergjakshem. Por askush nuk eshte ne gjendje te parashikoje nese vrasja e 3 protestuesve nga forcat e sigurise perben fundin apo fillimin e kesaj perplasje te dhunshme.
E sigurt eshte se me kete qeveri socialistet ne opozite dhe aleatet e tyre kane perjashtuar rikthimin ne parlament dhe funksionimin qofte edhe formalisht te ketij institucioni.
Versioni se incidentet e dhunshme erdhen pas publikimit te nje videoje qe implikonte ish-ministrin e jashtem Ilir Meta ne nje afere korruptive eshte siperfaqesor. Asnje qeveri ne Shqiperi nuk mund te bjere per shkak te korrupsionit ne radhet e saj. Shqiptaret nuk jane as finlandeze e as suedeze qe te indinjohen nga te tilla akuza. Ketu eshte Ballkani dhe askush nuk del ne demonstrate i shokuar se nje minister ka favorizuar nje kompani private. Le te mos shkojme me larg, a pame ndonje grek te dale ne proteste pasi dy partite Pasok dhe Demokracia e Re mbuluan skandalin Siemens? Dukshem pra aspak proteste spontane dhe qytetaresh te indinjuar nuk ishte demonstrata e Tiranes. Sigurisht qe ishte nje perpjekje e Partise Socialiste per te perdorur politikisht videon ndaj Ilir Metes me qellim eliminimin e tij politik dhe dobesimin e qeverise Berisha. Partia Socialiste beri disa hapa ne arritjen e ketyre objektivave por eshte ende larg dy qellimeve te saj.