"Dhuna prish imazhin e Shqiperise"
Mediat me prestigjioze ne bote kane denuar aktet e dhunes ne demonstraten e opozites
Gati 4 dite pas protestes se dhunshme ne qender te Tiranes, mediat e huaja vijojne te pasqyrojne ngjarjet qe pasojne dhunen per mbare opinionin nderkombetar. Interesi per Shqiperine shprehet dukshem nga mediat me prestigjioze ne glob. Gjate te gjithe ketyre diteve tensioni per Shqiperine pas demonstrates ku u dhunua nder te tjera institucioni i Kryeministrise dhe gjeten vdekjen 3 persona, analistet e huaj te BBC, CNN si dhe The Economist kane dhene opinionet e tyre duke e cilesuar dhunen e ushtruar si nje veprim shume te gabuar dhe te demshem edhe per imazhin e vendit, i cili aspiron te pozicionohet ne rrethin europian.
Pothuajse pjesa dermuese e mediave nderkombetare kane pasqyruar ngjarjet e dhunshme qe kane prekur kryeqytetin. Euronews shkruan se fundmi per manifestimin paqesor qe do te organizohet nga partia Demokratike e Shqiperise si dhe per protesten e radhes te bere publike nga Kreu i opozites Rama nje dite me pare.
Nderkohe CNN ka bere me dije opinion nderkombetare lidhur me seancen e fundit parlamentare e cila miratoi ngritjen e ngritjen e komisionit hetimor per dhunen e ushtruar ne demonstraten e 21 janarit. Ne mes te gjithe mediave te huaja, te cilat kane patur ne fokus te tyre debatet mes lidereve te dy partive kryesore, edhe mediat me te largeta si ato aziatike kane informuar opinion publik aziatik lidhur me ngjarjet e dhunshme ne Shqiperi.
Lajmi mbi ngritjen e komisionit hetimor parlamentar eshte dhene edhe nga gazeta e njohur amerikane Los Angeles Times. Nuk kane munguar gjithashtu edhe deklaratat e diplomateve nderkombetare dhe vecanerisht ajo e ambasadorit Amerikan, ku mes te tjerash nje zeri behet thirrje per shmangie te dhunes ne Shqiperine, e cila ka vullnetin e mire te ece perpara drejt zhvillimit.