Durrës, burrë e grua gjenden të vdekur

Dy persona, burrë e grua janë gjetur të vdekur mëngjesin e sotëm në një banesë në qytetin e Durrësit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit të Durrësit ku çifti Dedë dhe Marte Malndrea përkatësisht 54 dhe 52 vjeç janë gjetur të vrarë me armë në banesën e tyre.
Sipas burimeve nga policia dyshohet se ka qenë bashkëshorti ai që ka vrarë fillimisht gruan e tij, e më pas veten. Çifti mësohet se kishte ardhur nga Mirdita në qytetin e Durrësit dhe jetonte i vetëm pasi të pestë fëmijët i kishte të martuar.
Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e detajeve të tjera nga ngjarja e rëndë. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërkohë që grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për veprimet procedurale.