Canales drejt Sampdorias?

Sampdoria pritet të tentojë që të huazojë mesfushorin kreativ të Real Madridit, Sergio Canales.
Ish-adoleshenti i Racing Santander ka vuajtur për të gjetur formën më të mirë në fanellën e Los Blancos, ndërsa Sky Sport Italia beson se klubi gjenovian mund të tentojë ta huazojë atë.
Canales duhet të nxitojë të gjejë klub të ri, pasi me Ricardo Kakan që pritet të rikthehet, gjasat që mesfushori i ri të luajë futboll të rregullt janë të vogla.