E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat, Bashkia e Tiranës aktivitet për fëmijët në nevojë

Me rastin e festave të fundvitit Bashkia e Tiranës ka organizuar një festë për 300 fëmijë në nevojë.

Festa është organizuar në hotel “Tirana” ku bashkia dhe fondacioni “Save the Children” shpërndanë dhurata për fëmijët.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Edi Rama pasi iu uroi fëmijëve një vit të mbarë theksoi se ky urim është i veçantë për fëmijët në nevojë.
 

“Jemi këtu për t`i ndihmuar këta fëmijë të shkojnë përpara. Uroj që ëndërrat tuaja të bëhen të mundura” theksoi kryebashkiaku Rama.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›