Ja 11-shja ideale sipas LEquipe
Përzgjedhja
Skuadra ideale e përditshmes franceze “L’Equipe” për vitin 2010 dominohet nga lojtarët spanjollë. Iker Casillas, portier i Realit të Madridit dhe kapiteni i Spanjës, kampione e botës, la pas interistin Zhulio Sezar. Mbrojtja formohej prej Koentraos së Benfikës, Lusio e Makion të Interit dhe Pike i Barcelonës. Mesfusha formohet Buskueta, Iniesta e Ksavi, plus Shvajnshtajger i Bajernit e Shnajder i Interit. Për këtë të fundit, në argumentim ironizohej me vendimin e Realit të Madridit për ta shitur. Për sa i përket sulmit në formacionin ideal, ishte Mesi i përzgjedhuri. Për argjentinasin, gazeta shkruante se nuk ka nevojë për një partner të dytë, pasi është i aftë t’i bëjë të gjitha vetëm.