David Silva Premier me emocionuese se Liga
Mançester Siti
David Silva, futbollisti i njohur spanjoll, i cili është në forcë te Mançester Siti, ka folur gjatë ditës së djeshme në lidhje me ambientimin e tij në Angli: “Premier League është më interesante se sa kampionati spanjoll, këtu janë shumë skuadra të përfshira në luftën për titull. Barcelona dhe Reali i Madridit janë mbretëreshat e kampionatit në Spanjë, ndërsa në Angli lufta për vendet e para në tabelën e renditjes është shumë e ashpër dhe kjo e bën kampionatin më të pëlqyer. Në lidhje me ardhjen në Mançester: “Në fillim kam vuajtur paksa, por tani jam adaptuar. Këtu të gjitha skuadrat mund të të vënë në vështirësi, duke ta bërë jetën skëterrë dhe kjo është diçka tërheqëse në futboll”.