E Diel, 1 Nëntor 2026

Cani: Kriza ekonomike, rezultat i keqmenaxhimit të financave nga qeveria

Eksperti i ekonomisë shpjegon gjashtë arsyet që zhytën vendin në krizë ekonomike

Deficiti buxhetor në masën 70 miliardë lekë në vit, borxhi publik në masën 670 miliardë lekë, kursi i këmbimit i luhatshëm, ulja e kreditimit, rënia e likuiditeteve në ekonomi si dhe rritja e papunësinë janë treguesit e krizës së thellë ekomomike në

të cilën është zhytur Shqipëria. Përgjegjësinë për këto tregues ekomomikë e ka keqmenaxhinimi, ndërsa një pjesë shumë e vogël vjen e importuar nga kriza financiare globale, e cila pasqyrohet më së shumti në uljen e remitancave. Analiza është bërë nga ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani, sipas të cilit treguesit ekonomikë në vend sa vijnë e përkeqësohen. Nga ana tjetër një frymë shumë optimiste vjen nga Ministria e Financave. Ekspertë pranë këtij institucioni pohojnë se gjithë treguesit ekonomikë në vend janë nën kontroll. Kështu borxhi publik është nën kontroll, ndërsa shkurtimet në buxhet janë kryer vetëm për ti dhënë frymëmarrje biznesit.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›