E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana thahet për ujë, Ujësjellësi dhe Bashkia në luftë institucionale

Banorët e kryeqytetit vuajnë mungesën e ujit prej 5 muajsh, Ujësjellësi shmang përgjegjësitë për ndërprerjet

Ndërsa pothuajse 1 milion banorë në kryeqytet në kulmin e stinës së verës vuajnë për pikën e ujit, Bashkia dhe Ujësjellësi i Tiranës e kanë kthyer çështjen në sulme ndaj njëri tjetrit. Nga njëra anë, specialistët e ujësjellësi akuzojnë Bashkinë e Tiranës se nga lejet e

ndërtimit pa kriter që ka dhënë në vite, ndërtesat shumëkatëshe janë ndërtuar pa përgjegjësi mbi tubacionet e ujit të pijshëm. Por këtë version e hedhin poshtë specialistët e Bashkisë së Tiranës që me akuza të drejtpërdrejta i drejtohen institucionit të Ujësjellësit se abuzon me ndërprerjet e paligjshme të ujit në kryeqytet, ndërkohë që lejon lavazhet të ushtrojnë aktivitetet e tyre pikërisht në zonat ku banorët për shkak të mungesave të gjata të ujit të pijshëm, duhet të blejnë më shumë se 8 mijë lekë të vjetra ujë në ditë. Çështja e mungesës së ujit të pijshëm është kthyer kohët e fundit në mollë sherri midis Bashkisë së kryeqytetit dhe Ujësjellësit. Nga njëra anë ndërprerja e ujit të pijshëm në shtëpitë e qytetarëve për më shumë se gjysmën e ditës gjë e cila është kthyer në makth për qytetarët, ka sjellë edh reagimin e ashpër të tyre, e nga ana tjetër faji faturohet nga një institucion në tjetrin duke bërë që edhe masat për furnizimin e tubacioneve të ujit të pijshëm të lihet në mëshirë të fatit.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›