Tirana fiton me Dinamon, tani +5 ndaj Vllaznisë
Dy blerjet verore të Tiranës, Migen Memelli në pjesën e parë dhe Gjergji Muzaka në pjesën e dytë i dhuruan fitoren Tiranës kundër Dinamos (2-1) në derbin e dytë kryeqytetas, pas atij të fituar me të njëjtin rezultat ndaj Partizanit (2-1) në javën e tretë.
Migen Memelli shënoi në minutën e 32-të, ndërsa Gjergji Muzaka dyfishoi në të 51’. Dinamo shkurtoi diferencën falë një goli të distanca i Igli Allmuçës në të 75’.
Sulmuesi Migen Memelli shënoi në këtë takim golin e tij të gjashtë sezonal, duke kryesuar renditjen e golashënuesve, i ndjekur nga tre lojtarë me nga katër gola: Sinani e Dhembi të Vllaznisë e Rizvanolli i Shkumbinit.
Trajneri boshnjako-kroat i Tiranës, Bllaz Slishkoviç, arriti fitoren e dytë ndaj bashkatdhetarëve të tij në dy përballjet e zhvilluara deri tani: fillimisht kundër Slavko Kovaçaçit dhe sot kundër Zllatko Daliçit të Dinamos.
Kjo ishte humbja e parë e Dinamos në shtatë javët e para, pas dy fitoresh e katër barazimesh. Tirana fitoi derbin e 127-të historik, teksa ka në pjatën e saj 49 fitore, kundrejt 46 fitoreve të Dinamos (32 barazime).
Pas javës së 7-të, Tirana kryeson e vetme me 17 pikë dhe e shkëputur qartë nga ndjekësit e saj më të afërt, Vllaznia me 12 pikë e Shkumbini me 11 pikë.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA VII
ELBASANI-TEUTA 0-1
Shënues: Vila 80’
LUSHNJA-BESA 0-1
Shënues: Leci 82’
VLLAZNIA-SHKUMBINI 2-2
Shënues: Doci 22’, Sinani 56’/ Rizvanolli 46’, 91’
TIRANA-DINAMO 2-1
Shënues: Memelli 32’ Muzaka 51’/ Allmuça 75’
PARTIZANI-BYLIS 1-1
Shënues: Karapici 14’/ Nenaj 56’
APOLONIA-FLAMURTARI 1-1
Shënues: Mirceta 5’/ Veliu 24’
E Diele, 19 Tetor 2008