Reagim nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë

Dhoma Kombetare e Avokatise ka reaguar lidhur me menyrën se si është interpretuar prej institucionit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, zevendësimi i masës së arrestit në burg me atë të arrestit në shtëpi për katër të dyshuarit kryesore të ngjarjes së Gerdecit. Përmes një komunikate për shtyp, Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka reaguar edhe lidhur me perpjekjet për të ngarkuar me përgjegjësi avokatët sa i takon shtyrjeve të seancave.
Avokatet në këtë proçes, nisur nga numri i madh i të pandehurve, gjithsej 29, që në fillim të proçesit si ne Prokurori, në fazen e mbylljes të hetimit, në Gjykaten e Lartë dhe në Gjykaten e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kërkuan me shkrim ndarrjen e procesit në disa pjese me disa të pandehur, thuhet ne deklaratë.
Dhoma Kombetare e Avokatise sqaron gjithashtu opinionin publik ,se që nga momenti kur dosja penale është depozituar në Gjykate nga afati prej 12 muaj, humbën pa u gjykuar, 6 muaj e 15 dite ( nga të cilat 3 muaj periudha kur çështja ishte për gjykim në Gjykaten e Larte, 2 muaj e 15 ditë procesi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk është zhvilluar për shkak të pushimeve verore dhe dimërore te Gjykates në një kohe kur vet Gjykata kishte marre vendim per gjykim te panderprere dy herë në javë si dhe afro 1 muaj per arsye familjare te anëtarëve të trupit gjykues ). Kjo do të thote se nga një vit në dispozicion janë zhvilluar seanca gjyqesore 5 muaj e 15 ditë.
Permes deklaratës, Dhoma e Avokatise i konsideron interpretimet mbi ngjarjen nje perpjekje te deshtuar dhe të vjetër, bërë nga ata që janë personat, autoritetet dhe institucionet ligjore pergjegjëse për krizen e thellë që ka pushtuar drejtesinë shqiptare.