Irani paralajmëron dënime në rast protestash

Kryeprokurori i Iranit deklaroi gjatë drekës se opozita e vendit do të përballet me masa të ashpra, nëse do të përpiqet të organizojë protesta në mbështetje të demonstruesve egjiptianë.
Liderat e opozitës, Hossein Mousavi dhe Mahdi Karroubi kërkuan më parë leje për të organizuar në 14 shkurt një protestë masive, për t`u solidarizuar me ngjarjet në Tunizi dhe Egjipt.
Megjithatë, Kryeprokurori Gholam Hossein Mohsei Ejehi, paralajmëroi se protestat e solidarizimit do të përkonin me një manifestim shtetëror të organizuar për të nderuar përvjetorin e 32-të të revolucionit islamik.
Sipas tij, zgjedhja e datës 14 shkurt ka motive politike prej opozitës, prandaj nëse protestat do të mbahen pa leje, përgjegjësit do të përgjigjen përpara autoriteteve.