E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello: Anglia luan për fitore

Trajneri i Anglisë, Fabio Capello, thotë se përfaqësuesja që ai drejton do të luajë për fitore në takimin ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2012.

Tre Luanët kanë nevojë për një pikë të vetme për të siguruar kualifikimin për turneun që do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë, mirëpo strategu italian nuk pajtohet me barazim.

“Do ta fitojmë këtë ndeshje, nuk do të kërkojmë barazim”.

“Nëse luan për të barazuar është një gabim i madh. Nuk përqëndrohesh te loja. Luan për ta mbrojtur rezultatin”, ka thënë Capello.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›