Bie entuziazmi objektivi i Shqiperise loje dinjitoze

Nuk ka më deklarata entuziaste dhe optimizmi nuk është më ai i fillimit të eliminatoreve të Euro 2012. Humbja e fundit kundër Luksemburgut ka zbritur me këmbë në tokë kombëtaren shqiptare, e cila ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit në grupin D. Kuqezinjtë do të zbresin në fillim me 7 tetor në “Parc de Prince” kundër Francës, ndërsa katër ditë më pas do të presin në Tiranë Rumaninë. Dy sfida të vështira, por objektivi i të besuarve të Josip Kuzhe është modest: paraqitje e mirë për një mbyllje sa më dinjitoze të fushatës eliminatore.
“Pas rezultateve negative që kemi pasur ndeshjet e fundit, na duhet një ndeshje pozitive kundër ekipit më të fortë në grup dhe është me rëndësi të luajmë mirë dhe të marrim një rezultat të mirë”, tha Sajmir Ujkani, portier i kombëtares.
“Ne mund të bëjmë gjëra shumë të mira dhe në ndeshje shumë të forta. Shpresoj shumë që të bëjmë një paraqitje sa më të mirë sepse çdokush në fushën e lojës duhet të japë më të mirën sepse fanela e kombëtares është shumë e rëndë” tha Andi Lila, mbrojtës i kombëtares.
“Ne do të japim maksimumin, të marrim pikët maksimale”, tha Ahmed Januzi, sulmues i kombëtares.
Kur mbeten edhe dy ndeshje deri në fund të eliminatoreve të Euro 2012, kombëtarja shqiptare renditet në vendin e pestë të grupit D me tetë pikë. Pa asnjë objektiv të vlefshëm, tani misioni i trajnerit Josip Kuzhe është rinovimi i skuadrës, pas largimit të disa prej lojtarëve të rëndësishëm si kapiteni Lala apo fantazisti Skela.