E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova në agjendën e NATO-s sot në Bruksel

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të diskutojnë sot në Bruksel situatën në veri të Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Anders Fog Rasmusen duke paralajmëruar mbledhjen e sotme tha se do të diskutohet edhe për operacionet e NATO-s në Ballkan dhe në botë.

Ai ka sqaruar se KFOR-i do të vazhdojë të veprojë me paanshmëri dhe të përdorë forcën minimale të nevojshme.

NATO aktualisht ka rreth 5 mijë trupa në Kosovë dhe deri tani janë ndërprerë planet e mëtejshme për zvogëlimin e trupave, pas përkeqësimit të situatës në pjesën veriore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›