E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valencia bën gati 12 milionë për Berbatov?

Valencia është duke përgatitur një ofertë në janar për sulmuesin e Manchester United, Dimitar Berbatov.

Daily Star shkruan se klubi spanjoll, i cili dështoi ta transferojë bullgarin gjatë verës, do të ofrojë 12 milionë paund në janar.

Berbatov haptas ka deklaruar se do të largohet nga Manchester United në afatin e ardhshëm kalimtar, pasi ka qenë nën hijen e sulmuesve Wayne Rooney, Danny Welbeck, Javier Hernandez dhe Michael Owen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›