Capello: “Bekham si Barack Obama”Bekham u vlerësua si “Man of the Match” në fitoren 3-0 të “Tre luanëve” kundër Bjellorusisë

Rrjetet sociale:
Trajneri i Anglisë, Fabio Capello, i bëri një kompliment të madh yllit britanik, David Bekham, pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në fitoren 3-0 të “Tre luanëve” kundër Bjellorusisë, në ndeshjen e fundit në grup për eliminatoret të Kampionatit Botëror 2010.
Bekham u vlerësua si “Man of the Match” (lojtari i ndeshjes) për lojën e tij.
Trajneri italian e tha pas ndeshjes për televizionin “ITV”: “Të vlerësosh David Bekham si ‘njeriun e ndeshjes’ është njëlloj si vlerësimin me çmimin ‘Nobel’ të paqes, që iu bë Barack Obamës pas vetëm tetë muajve në detyrë (si president i SHBA-ve). Bekham u zgjodh ‘njeriu i ndeshjes’ pas vetëm 30 minutave lojë të tij kundër Bjellorusisë”
Gjithsesi, Capello shtoi për mega-yllin 34-vjeçar: “Ka lojtarë, që kanë probleme të gjejnë ritmin e lojës, kur hyjnë si zëvendësues. David luan gjithmonë mirë, edhe nëse do të jetë në fushë, 20, 30 apo 40 minuta. Ai është gjithmonë i përqëndruar dhe synon të japë më të mirën e tij”.
Numri i klikimeve - 257
E Enjte, 15 Tetor 2009