Botërori 2010, 23 vendet që kanë prerë biletënKur ka mbetur vetëm 8 muaj nga fillimi i Kampionatit Botërori, janë ende 9 “bileta” në lojë për të kompletuar kuadrin e 32 skuadrave pjesëmarrëse në “Afrika e Jugut 2010”.

Rrjetet sociale:
Njëzet e tre vende kanë prerë një biletë për në finalet e Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”, ndërsa 18 skuadra janë ende në garë për 9 vendet e fundit të kompeticionit më të madh e më të rëndësishëm futbollistik. Dy muaj përpara hedhjes së shortit të grupeve të fazës finale, situata paraqitet e tillë. Kur ka mbetur vetëm 8 muaj nga fillimi i Kampionatit Botërori, janë ende 9 “bileta” në lojë për të kompletuar kuadrin e 32 skuadrave pjesëmarrëse në “Afrika e Jugut 2010”. Të premten, më 4 dhjetor, do të hidhet shorti i tetë grupeve të Botërorit. Skuadrat aktualisht të kualifikuara janë 23. Ja emrat e tyre kontinent për kontinent.
EUROPA
(9 skuadra të kualifikuara)
Nëntë fitueset e grupeve respektove në fazës së kualifikueseve e kanë prerë në mënyrë automatike një biletë në Afrikën e Jugut. Këto janë: Holanda, Anglia, Spanja, Gjermania, Danimarka, Serbia Italia, Zvicra dhe Sllovakia. Skuadrat e renditura të dytat në grup (me përjashtim të Norvegjisë, të eliminuar për koeficientin më të ulët të pikëve për ndeshje), do të zhvillojnë midis tyre një duel të dyfishtë në plej-of. Tetë skuadrat janë ndarë në dy grupe në bazë të koeficientin të përcaktuar nga FIFA. Në njërën vazo ndodhen kokat e serisë, që do të thotë: Rusia, Franca, Greqia e Portugalia, dhe në vazon e dytë, atë kundërshtare janë, Ukraina, Irlanda, Bosnja e Sllovenia. Shorti do të hidhet të premten.
AMERIKA E JUGUT
(4 skuadra të kualifikuara)
Brazili, Paraguai, Kili dhe Argjentina janë katër skuadrat që do të përfaqësojnë Amerikën e Jugut në Botërorin e ardhshëm. Uruguai, skuadra e renditur e pesta në klasifikim, do të sfidojë Kosta Rikën në plej-of.
AMERIKA E VERIUT
(3 skuadra të kualifikuara)
Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Hondurasi janë vendet që tashmë do të luajnë në finalet afrikane. Kosta Rika, e katërta në klasifikim, do të luajë kundër Uruguait për një vend në Afrikën e Jugut.
AFRIKA
(3 skuadra të kualifikuara)
Dihen vetëm tre nga gjashtë emrat e mundshëm që do të përfaqësojnë kontinentin afrikan në Botëror: Afrika e Jugut, si vend organizator, dhe Gana e Bregu i Fildishtë, të cilat nga ana e tyre kanë fituar grupet respektive. Tre emrat e tjerë do të mësohen, më 14 nëntor. Në grupin 1 lufta është midis Kamerunit dhe Gabonit, në grupin 2 midis Tunizisë e Nigerisë, dhe në grupin 3 do të luftojnë Egjipti me Algjerinë.
AZIA
(4 skuadra të kualifikuara)
Dihen prej kohësh emrat e katër vendeve që do të përfaqësojnë kontinentin aziatik: Japonia, Koreja e Jugut, Koreja e Veriut dhe Australia. Bahreini do të sfidojë Zelandën e Re për vendin e fundit që do të dalë nga ky kontinent.
OQEANIA
(asnjë skuadër ende nuk është kualifikuar)
Zelanda e Re, që nga ana e saj fitoi grupin kualifikues do të përballet me Bahreinin.
Numri i klikimeve - 8023
E Enjte, 15 Tetor 2009