Capello: John Terry, kapiteni i Anglisë
Coach Fabio Capello ka emëruar mbrojtësin e Chelseas John Terry si kapiten për ndeshjne e të mërkurës kundra SHBA-së.
Terry, i cili ka qenë kapiten gjatë kohës së menaxherit Steve McClaren, i ofrohet sërisht të jetë lider në ndeshjen miqësore jashtë vendit të tij në Wembley.
Por Capello mbetet i pavendosur se kush do ta mbajë shiritin në ndeshjet e fundjavës së ardhshme kundra Trinidad dhe Tobago.
Terry ka kalur tani një nga periudhat më të vështira të karrierës së tij, pas humbjes së penalltisë kritike në finalen e Champions League kundra Manchesterit.
Më vonë ai pranoi se e ‘humbi’.
Por kjo humbje për Capellon është si një nxitje për ti dhënë edhe një mundësi.
Capello tha: “Kapiteni është John Terry. E vendosa këtë pamvarësisht asaj që ndodhi në finalen e Champions League”.
“Mendoj se ky moment është vendimtar për John Terry pas të mërkurës jo të këndshme që ai kaloi”.
“Mendoj se është në formë të mirë. Ai është i trajnuar dhe kur i thashë se do të jetë kapiteni ai u lumturua tej mase”.
“Është shumë e rëndësishme të jesh lider dhe John Terry është një lider” – shtoi ai.
Pas përballjes me SHBA, Anglia do të udhëtojë për në Indinë perëndimore për tu përballur me Trinidad dhe Tobago fundjavën e ardhshme.
Fushata kualifikuese për kupa botërore 2010 për Anglinë fillon në Shtator ndaj Andorras.