E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello dhe Anglia kerkojne konfirmimin

Per te vazhduar kete rruge dhe per te konfirmuar rikthimin ne maja, tekniku Capello dhe skuadra e tij kane nevoje te konfirmohen kete fundjave ne ndeshjen kunder Kazakistanit ne “Wembley” dhe transfertes se veshtire te Minskut perballe Bjellorusise.

Anglia e trajnerit Fabio Capello ka filluar te marre fytyren e saj te vertete, ate per te cilen anglezet kane pritur prej vitesh. Pas fitores se thelle ne Kroaci “Tre Luanet” kane rivene ne vend nderin dhe kane fituar respektin e nje kontinenti te tere qe u zhgenjye pas eleminimit ne fazen e grupeve per eleminatoret e europianit.


Per te vazhduar kete rruge dhe per te konfirmuar rikthimin ne maja, tekniku Capello dhe skuadra e tij kane nevoje te konfirmohen kete fundjave ne ndeshjen kunder Kazakistanit ne “Wembley” dhe transfertes se veshtire te Minskut perballe Bjellorusise.

“Fitorja ndaj Kroacise ishte shume e rendesishme pasi kishim humbur shpirtin anglez. Kishim shume frike, sidomos ne ndeshjet qe luanim ne shtepi”, shprehet tekniku italian, i cili eshte nje nga te paktet ne Europe qe di ta transformoje nje skuader ne nje grup “vrases” vetem ne kerkim te fitoreve. Kete kane filluar ta kuptojne edhe anglezet, te cilet e priten me jo pak kritika. “Nese ke arritur te fitosh, njerezit te besojne dhe behen menjehere mbeshtetes”, ka thene pas asnje grimce modestie 62 vjecari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›