E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello hyn ne zemrat e anglezeve

Pas triumfit te djeshem 3-1 ne Minsk te Bjellorusise, mediat britanike kane pergezuar njezeri trajnerin italian.

Me ne fund Fabio Capello “rremben” zemrat e britanikeve. Do te duhej te vinte fitorja e katert rresht per “Tre Luanet” qe trajneri italian te merrte nje mal me elozhe nga shtypi britanik.

Pas triumfit te djeshem 3-1 ne Minsk te Bjellorusise, mediat britanike kane pergezuar njezeri trajnerin italian. “Angli perfekte”, shkruan “Times” qe nuk kursen komplimentat ne drejtim te kreut te pankines. Ne vijim te shkrimit, “Times” ve theksin ne rikthimin e sulmit efikas pasi Rooney arriti te tregonte dje ne mbremje se ishte lideri i repartit ofensiv. “Me kete fitore, Afrika e Jugut afrohet edhe me shume”, shton e perditshmja londineze.

Nderkohe, “Sun” dhe “Mirror”, numrat e sotem i hapen me titullin “Beloroos”, nje loje fjalesh per te perfshire ne kete titull skuadren e mundur dhe heroin e ndeshjes. Pas fitores kunder Bjellorusise, Anglia kryeson bindshem me 12 pike, duke lene pas Kroacine dhe Ukrainen, dy skuadra qe duket se do te luftojne per vendin e dyte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›