E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi, me i paguari tek Barcelona

Largimi i Ronaldinho-s nuk e ka kthyer vetem ne nje lider ne fushe por edhe ne lider te listes se pagave.

Largimi i Ronaldinho-s nuk e ka kthyer vetem ne nje lider ne fushe por edhe ne lider te listes se pagave. Behet fjale per argjentinasin Lionel Messi, i cili paguhet me shume se kushdo tjeter ne radhet e skuadres katalanase.

Sipas gazetes “Marca”, sulmuesi 21 vjecar e ka nenshkruar kontraten e re me Barcelonen rreth 3 muaj me pare por detajet ekonomike nuk jane publikuar. Kjo ka bere qe “Marca” te hipotezoje rrogen e tij, duke thene se ai do te fitoje 10-14 milione euro ne sezon deri ne vitin 2014 kur skadon edhe kontrata.

Nderkohe, klauzola e largimit te idhullit katalanas nga “Camp Nou” eshte 150 milione euro, shifer e cila eshte gati e pamundur per t’u paguar edhe nga klubet me te fuqishme te kontinentit. Messi eshte kthyer ne nje lider te vertete tek Barcelona, duke marre persiper projektin e ri te trajnerit Guardiola, pas largimit te Rijkaard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›