Boterori 2010, zhgenjejne Brazili dhe Argjentina

Argjentina ka dale pa asnje pike nga ndeshja eleminatore e boterorit 2010 ne Kili. Bardhekalterit pesuan vetem nje gol te shenuar nga Orellana ne minuten e 36-te. Kjo i ka mjaftuar Kilit te marre 3 pike mjaft te vlefshme per te qendruar ne gare per vendin e katert.
Gjerat kane shkuar keq edhe per Brazilin qe barazoi 0-0 me Kolumbine, duke u shkeputur me vetem nje pike nga Argjentina e vendit te trete. Rezultatet e tjera te mremjes jane; Venezuele-Ekuador 3-1, Paraguaj-Peru 1-0.
Pas ndeshjeve te javes se dhjete, klasifikimi vijon si me poshte; Paraguaji 23, Brazili 17, Argjentina dhe Kili 16, Uruguaji 13, Ekuadori 12, Kolumbia 11, Venezuela 10, Bolivia 9 dhe Peruja 7 pike.
Nderkohe, ne zonen Concacaf, SHBA u mund ne shtepine e Trinidad e Tobago 2-1, Meksika e Eriksson barazoi 2-2 me Kanadane, ndersa Kuba arriti fitoren e pare ne grup pasi mundi 2-1 Guatemalen. Rezultatet e tjera jane; Xhamajke-Honduras 1-0, Salvador Surinami 3-0 dhe Kosta Rika-Haiti 2-0.