E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello injoron Anzhin

Nga Express më 02 tetor 2011 në ora 15:45

Selektori i Anglisë Fabio Capello ka insistuar se kualifikimi për në Euro 2012 është brenga e tij kryesore pavarësisht spekulimeve se gjendet në listën e trajnerëve të kërkuar për të udhëhequr skuadrën ruse Anzhi Makhachkala.

Capello, kontrata e së cilit me Anglinë skadon më 2012 ka insistuar se është i përqendruar plotësisht te detyra e tij aktuale.

“Askush nuk ka biseduar me mua nga Rusia, andaj jam befasuar nga gjithçka që është shkruar. Përgjigja është gjithmonë e njëjtë, jam i përqendruar në detyrën time, të shkoj në Euro 2012”, tha Capello.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›