E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cole mund të mbetet në Lille

Nga Express më 02 tetor 2011 në ora 19:24

Joe Cole ka pranuar se do të konsiderojë mundësinë e qëndrimit në Lille pas skadimit të periudhës së huazimit në fund të këtij sezoni.

Mesfushori do të kalojë sezonin me kampionin në fuqi të Ligue 1 pas humbjes së statusit të titullarit në Liverpool. Cole, nuk ka përjashtuar mundësinë e qëndrimit të mëtutjeshëm në Lille.

“Mund të mbetem në Lille. Nëse ata janë të kënaqur me mua, dhe anasjelltas, nuk ka pse të mos ndodh. Ky është një ekip me shpirt të madh. Më pëlqen të luaj këtu”, tha Cole.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›