E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cara Bashkia Durres ne gare te papergjegjshme

Mos dorëzimi i projekt buxhetit nga ana e bashkisë së Durresit, ka nxitur reagimin e degës së Partisë Demokratike të qytetit bregdetar.
Kreu i saj Igli Cara deklaroi se Partia Demokratike e Durrësit është e shqetësuar për gjendjen e rëndë, të administrimit të qytetit, për papërgjegjshmërinë publike dhe qytetare të drejtuesve të bashkisë.

Sipas Carës pushtetet në demokraci janë të ndara, por interesat e qytetarëve janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër në të.

Cara garontoi me tej duke thënë se Partia Demokratike dhe të zgjedhurit e saj në Këshillin Bashkiak do të vazhdojnë të përdorin të gjitha instrumentet e demokracisë në shërbim të qytetarit, sepse aleanca me ta është aseti më i vyer. Një ditë më parë ishte prefekti i Durrësit Genci Alizoti ai që reagoi për këtë problem.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›