Cara Delevigne bën tatuazhin e parë, dhe është fantastik

E ka të parin tatuazh dhe foton e poston në rrjetin social për tua treguar adhuruesve. Cara Delevigne, modelja rebele ka zgjedhur një luan si imazh dhe ndoshta ky tregon dhe karakterin e saj luftarak.
Tatuja është bërë në gishtin tregues të dorës dhe besohet se së shpejti do kthehet në trend për te rinjtë, kudo janë.
Modelja madje falenderon Rihanën për rekomandimin që i ka bërë mbi zgjedhjen e imazhit të tatuazhit.
Cara vjen kështu në listen e VIP-ave, miqve të saj qe bëjne tatuazhe si Rita Ora, e cila numëron disa tatuazhe dhe mos të harrojmë Rihanna që po thyen rekord,të cilat janë edhe adhurueset e Bang Bang studio të Nju Jorkut .
Shoqja më e mirë supermodeles britanike, këngëtarja, Rita Ora, javën e kaluar publikoi fotografitë e tatuazhit të saj të ri të një pëllumbi në pjesën e pasme të qafës./Indeksonline/