E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sonte gjysmë finalja e parë

Sonte në Malmo të Suedisë është duke u zhvilluar gjysmë finalja e parë e eventit më të madh të këngës evropiane, Eurosong 2013.

Në natën e parë janë duke performuar 16 shtete, si Serbia, Mali i Zi, Kroacia, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia do të përformojnë në natën e dytë, të enjten, datë 16 Maj.

I pari që është t ngjitet në skenën e Eurosongu-t është përfaqësuesi i Kroacisë me këngën “Mizerja”. Sipas vlerësimeve të pëlqyeshmërisë në YouTube, Mali i Zi ka marrë më shumë klikime gjatë muajit të parë të transmetimit, duke u renditur si kënga më e pëlqyer.

Serbia është përfaqësuar nga grupi i 3 vajzave “3 Moje” të Marija Serifoviç.

Kosova nuk është e lejuar të marrë pjesë në ngjarjen për shkak se ajo nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.

Interesant është fakti se Bosnjë e Hercegovina nuk do të marrë pjesë në konkurs për, siç thuhet në njoftimin zyrtar, mungesës së parave të mjaftueshme për mbuluar shpenzimet, transmeton albeu.

Shqipëria do të përfaqësohet me këngën “Identiteti” të Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko.

Eurovision Song Contest, mbahet çdo vit që nga viti 1956, është evendi më i madh jo sportiv, me një audiencë televizive e vlerësuar me rreth 100 milionë shikues.

Ja shtetet pjesëmarrëse të natës së sotme:
1.Austria: Natália Kelly - Shine
2.Estonia: Birgit - Et Uus Saaks Alguse
3.Slovenia: Hannah - Straight Into Love
4.Croatia: Klapa s mora - Mižerja
5.Denmark: Emmelie de Forest - Only Teardrops
6.Russia: Dina Garipova - What If
7.Ukraine: Zlata Ognevich - Gravity
8.The Netherlands: Anouk - Birds
9.Montenegro: Who See - Igranka
10.Lithuania: Andrius Pojavis - Something
11.Belarus: Alyona Lanskaya - Solayoh
12.Moldova: Aliona Moon - O Mie
13.Ireland: Ryan Dolan - Only Love Survives
14.Cyprus: Despina Olympiou - An Me Thimasai
15.Belgium: Roberto Bellarosa - Love Kills
16.Serbia: Moje 3 - Ljubav Je Svuda. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›