E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ulje çmimesh tek “Markata e Shijes” në fundvit

Në markatën e shijes në Korçë në prag festash të fundviti vihet re një ulje drastike e çmimit të produkteve. Krahasuar me një vit më parë çmimet kanë qënë dyfish më të shtrenjta. Tregëtarët shprehen se kjo ulje vjen si rezultat i mungesës së klientëve, për shkak të pandemisë por edhe për atë markata e shijes është ngjitur me tregun e shumicës.

Në të njëjtën periudhë vitin  e kaluar domatja, kastraveci, speci dhe shega kapnin çmime nga 200 deri në 400 lekë të reja për kilogram, kurse këtë vit ato varjojnë nga 60-70 e deri 90 lekë. Një tjetër produkt i kërkuar në këtë kohë janë dhe arrat për bërjen e ëmbëlsirave. Edhe këtu vihet re një ulje çmimi nga 600,700 në 400 e 500 lekë të reja kg.

Produktet janë të gjitha të vendit bio dhe shumë cilësore. Ajo çka tregëtarët kërkojnë është ndihmë nga ana e bashkisë për transferimin e tregut mbrapa  ish –markatës tek markata e shijes kështu dhe konkurenca do ishte më e ndershme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›