E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carew mbetet në Aston Villa

John Carew nuk ka ndërmend të largohet nga Aston Villa, pas spekulimeve rreth interesimit nga Tottenham, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Per Arne Flod.

Ditë më parë qarkulluan njoftime se Carew mund të shkëmbehet me kapitenin e Tottenhamit, Robbie Keane, mirëpo Flod ka insistuar se klienti i tij është i lumtur të mbetet në Villa Park.

“Janë vetëm spekulime. John është i lumtur në Aston Villa. Ai ka kontratë deri në vitin 2011”, deklaroi Flod.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›