E Shtunë, 31 Tetor 2026

City s’heq dorë nga Behrami

Edhe pse dështoi ta transferonte në janar, Manchester City vazhdon të jetë i interesuar për futbollistin kosovar Valon Behrami, shkruante të hënën ueb faqja angleze fansfc.com.

Përfaqësuesi zviceran ka bërë paraqitje të mira, që nga transferimi i tij në Angli nga Lazio, kur iu bashkua West Ham Unitedit në verën e 2008-ës për 5 milionë funte. Behrami ka kontratë edhe për tri vjet me ekipin nga Upton Park, ndërsa udhëheqësit e klubit hezitojnë t’ia vazhdojnë kontratën (e kanë lënë këtë punë derisa të kryhet sezoni).

E përditshmja britanike Telegraph shkruan se londinezët po mendojnë ta shesin 24 vjeçarin, edhe pse menaxheri Gianfranco Zola e konsideron futbollist të rëndësishëm për ekipin e tij. Gjatë afatit kalimtar të janarit, City kishte ofruar 18 milionë euro për mesfushorin kosovar.

Menaxheri i Citizens, italiani Roberto Mancini, do të presë deri në fund të sezonit, kur mund ta ketë në dispozicion Valon Behramin. Për kosovarin, interesim kanë shfaqur edhe Palermo, por edhe gjiganti anglez Manchester United.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›