Trepça rikthen Lozancicin

Trepça e ka rikthyer të hënën basketbollistin kroat Jure Lozancic. Qendra 210 centimetra i gjatë do t’i bashkohet klubit mitrovicas në stërvitje të martën. Ai do të bëhet “Xehetar” deri në fund të sezonit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur të hënën drejtori i klubit mitrovicas, Besim Braha, pas arritjes së marrëveshjes në mes të dy palëve. “Po, jemi marrë vesh që Lozancic të rikthehet te ne. Ai do të vijë në Mitrovicë sot (e hënë), ndërsa do t’i bashkohet ekipit nesër”, tha Braha.
Lozancic, 26 vjeç, në të kaluarën ka luajtur tek ekipet Jacksonville (NCAA - SHBA), Turow Zgorzelec (Poloni) dhe te katër skuadrat kroate: Svjetlost Slavonski, Dubrovnik KK, Split KK e Zabok KK. Sezonin e fundit ai ishte pjesë e ekipit austriak BasketClub Vienna, me të cilin pati 7 paraqitje me mesatare prej 18.1 minutash e 5.6 pikësh për ndeshje.
Për Lozancic bëhet fjalë për një rikthim në Mitrovicë, ngase ai ishte pjesë e Trepçës disa sezone më parë, përkatësisht më 2005-06. Me transferimin e Lozancic, “Xehetarët” e kanë kompletuar ekipin e tyre për garat e play-off-it. Më parë, klubi mitrovicas kishte angazhuar boshnjakun Dinko Peljto dhe maqedonasin Dime Tosevski.
Pa dyshim, Lozancic pritet të japë kontribut të madh për mitrovicasit në luftën për titull të kampionit, që i mungon për një kohë të gjatë ekipit gjelbër e zi. Në rast të kompletimit të dokumentacionit dhe pagesës së taksës, Lozancic do të ketë të drejtë të paraqitet në ndeshjen vendimtare të Trepçës, që do ta zhvillojë në shtëpi në fundjavë, në kuadër të xhiros së 25-të kundër Bashkimit.
Pikërisht kjo përballje mund ta vendosë ekipin që do ta përfundojë i dyti sezonin e rregullt, që do të kishte përparësi karshi të tretit në garat shtesë. Aktualisht, Trepça është e dyta me 43 pikë, me një më shumë se Bashkimi, që është i treti. Deri në përfundim të kampionatit të rregullt kanë mbetur edhe katër xhiro.