E Diel, 1 Nëntor 2026

Çarja e argjinaturës së Vainit, situatë problematike në zonën e Tales në Lezhë, rritet sipërfaqja e përmbytur

Situata e krijuar nga çarja e argjinaturës së lagunës së Vainit në zonën e Tales në Lezhë vijon të jetë problematike.

Pavarësisht se në terren janë shtuar mjetet e punës dhe forcat që po punojnë për mbylljen e argjinaturës së dëmtuar ende nuk është arritur, për pasojë sipërfaqja e përmbytur është rritur në fshatrat Myltë, Barbullojë, Tresh dhe Spiten.

Prezencë uji ka edhe në disa banesa. Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu ka ndjekur operacionet në terren dhe deklaroi se puna po vijon pa ndërprerje deri në mbylljen e argjinaturës me qëllim që uji të mos përhapet më tej në zonat e banuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›