Pamjet me dron/ Reshjet intensive dhe prurjet në lumenj, sipërfaqe të tëra nën ujë në Gjirokastër

Gjirokastra është një nga zonat e prekura nga moti i keq që solli përmbytje në disa zona të qarkut. Liqeni i Viroit doli nga shtrati duke sjellë daljen e ujit në rrugën kryesore dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë që për shkak të erërave disa pemë shumëvjeçare janë rrëzuar.
200 banorët e 5 fshatrave të Rrëzës në Bashkinë e Dropullit prej paradites së të premtes janë të izoluara. Ujërat e lumit Drino kanë nxjerrë jashtë funksionit urën e Glinës.
Autoritetet vendore dhe forcat e emergjencave janë në terren për kthimin në normalitet të situatës. Pamjet e siguruara me dron nga Gjirokastra tregojnë sipërfaqe të tëra nën ujë dhe shtrirjen e përmbytjeve.
/rtsh.al/