E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carla Bruni dhe Nicolas Sarkozy bëhen me vajzë

FRANCE - Carla Bruni Sarkozi, bashkëshortja e Presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy ka lindur vajzë, të cilën e quajti Dalia. Ajo është shtruar ditën e djeshme në një spital në Parisi.

Vogëlushja ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat ndërkombëtare sipas të cilave, kreu i Elizese nuk ka qenë i pranishëm në momentin e lindjes së vajzës së tij të parë, dhe për arsye pune atij i është dashur të udhëtojë për në Gjermani.

Presidenti Sarkozi ka edhe tre djem të tjerë nga dy martesat e mëparshme.

Ndërkohë turma njerezit ishin mbledhur jashtë spitalit ku ndodhet e shtruar ish- modelja e njohur italiane dhe tashmë Zonja e Parë e Francës, Carla Bruni ka dhe një djalë nga martesa e saj e parë.

Carla Bruni Sarkozy është përpjekur t’i shmanget vëmendjes së publikut, duke ruajtur në maksimum jetën private.

Ajo gjithashtu ka premtuar se nuk do të publikojë asnjë fotografi për gazetat, ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur në botë.
(e.c/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Carla Bruni dhe Nicolas Sarkozy bëhen me vajzë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›