Shqiperi perkeqesoi pozicionin e saj krahasuar me nje vit me pare ne renditjen e Bankes Boterore

Shqiperi perkeqesoi pozicionin e saj krahasuar me nje vit me pare ne renditjen e Bankes Boterore per lehtesirat e te berit biznes e cila publikoi mbreme raportin e saj me te te ri per 183 vende te botes. Shqiperia u rendit ne vendin e 82-te nga vendi i 77-te qe kish vitin e kaluar sipas nje rishikimi te vleresimit te raportit te meparshem. Analiza e Bankes mbeshtet ne rregullat qe ndihmojne apo pengojne nje aktivitet sipermarrjese dhe nuk eshte nje tregues i klimes se biznesit ne nje vend.
Sipas raportit Shqiperia vleresohet e fundit lidhur per dhenien e lejeve te ndertimit nderkohe qe nga 245 reforma te reja te ndermarra ne 12 muajt e fundit nga qershori 2010 ne qershor te 2011 ne te 183 vendet e perfshira ne raport Shqiperia permendet vetem per lehtesimin e regjistrimit te titullit te pronesise ne regjistrin e tokes. Nga vendet e rajonit te Ballkanit Maqedonia qendron dukshem perpara te tjereve duke permiresuar nje pozicion mjaft te mire qe ish edhe vitin e shkuar kur ishte e 34-ta e duke u renditur kete here e 22-ta ne bote.
Shqiperia gjendet ne gjysmen e pare te renditjes per lehtesirat ne kryerjen e nje aktiviteti biznesi e cila eshte hartuar nga Banka Boterore ne raportin e saj te fundit Doing Business 2012 i cili merr ne analize 183 shtete ne te gjithe boten. Klasifikimi i saj ka nje perkeqesim duke u renditur ne vendin e 82-te e duke humbur 5 pozicione krahasuar me nje vit me pare. Ne te vertete vitin e shkuar Shqiperia renditej po ne pozicionin e 82-te por Banka ka shpjeguar se ajo ka rishikuar te dhenat duke i mbeshtetur ato ne 10 reforma dhe jo ne 9 sic kish qene ne vleresimin e kaluar. Per pasoje jo vetem renditja perfundimtare por edhe ajo sipas cdo treguesi ka ndryshuar.
Gjithashtu ne raportin e ri Banka ka perdorur nje tjeter metodologji tre nga treguesit e saj lejet e ndertimit marrja e kredise dhe pagesen e taksave. Shqiperia renditet tashme e fundit per treguesin qe lidhet me lejet e ndertimit pasi sipas raportit gjendja u perkeqesua ngaqe autoritet e ngarkuara nuk kane dhene leje per ndertesa qe prej prillit te vitit 2009.
Ndersa ne te gjithe boten jane identifikuar 245 reforma te reja te ndermarra nga qershori 2010 deri ne qershor 2011 Shqiperia permendet vetem per nje rast per lehtesimin e regjistrimit te pronave duke e bere me te lehte ate permes vendosjes se afateve kohore ne regjistrimin e titullit te pronesise ne regjistrin e tokes thuhet ne raport. Megjithate edhe ne kete pike krahasuar me vendet e tjera Shqiperia eshte e 118-ta ndonese ka fituar 8 vende. Persa i perket treguesve te tjere Shqiperia eshte ne vendin e 61-te per hapjen apo regjistrimin e nje biznesi.
Nje vit me pare sipas pozicionit te rishikuar ishte e 56-a. Ne treguesin qe lidhet me furnizimin me energji eshte ne vendin e 154-t pra ne vendet e fundit. Ky eshte nje tregues i ri qe nuk ka qene vitin e shkuar. Marrja e kredise eshte nje tregues qe e rendit Shqiperine ne vendin e 24 me nje perkeqesim prej tre vendesh krahasuar me vitin e shkuar por serish ne nje pozicion shume te mire. Nje perkeqesim te lehte duke humbur nje vend ne klasifikim ajo ka persa i perket mbrojtjes se investitoreve ku renditet e 16-a pra mes 20 vendeve te para. Ky eshte edhe treguesi me i mire per Shqiperine.
Pagesa e taksave perkundrazi e con ate drejt fundit te tabeles ne vendin e 152-te duke humbur dy vende nga viti i kaluar. Ne gjysmen e pare ajo renditet edhe per tregtine nderkufitare ku ka mbajtur te pandryshuar vendin e 76-te. Nje permiresim me tre pozicione duke u renditur e 85-ta eshte vleresuar treguesi qe ka te beje me zbatimin e kontratave. Ndersa per mbylljen e nje biznesi eshte ne vendin e 64-t duke humbur dy pozicione nga viti i shkuar.
Duke pare vendet e rajonit dhe pozicionin e tyre ne raportin e Bankes Boterore ajo qe bie ne sy eshte renditja e Maqedonise e cila ka shenuar nje permiresim te ndjeshem duke u renditur ne vendin e 22-te nderkohe qe nje vit me pare ishte serish ne nje klasifikim mjaft te mire duke u pozicionuar e 34-ta. Po ashtu perpara Shqiperise eshte edhe Mali i Zi i cili ka ruajtur te pandryshueshem vendin e 56. Kroacia eshte vetem pak perpara Shqiperise ne vendin e 79 me nje perkeqesim prej vetem nje pike krahasuar me vitin e shkuar. Kosova nderkaq mbetet ne vendin e 177 ashtu si dhe nje vit me pare.
Raporti i Bankes Boterore reflekton kuadrin ligjor dhe masat regullatore qe qeverite ndermarrin ne ndihme te sipermarrjeve. Ai ne vetvete nuk perben nje mates se klimes se biznesit ne nje vend. Sikurse shpjegohet edhe vete ne raport ai nuk synon te mase as kostot apo perfitimet qe sjell ky apo ai ligj a rregullore. Qellimi i tij eshte tu ofroje sipermarresve dhe vendimmarresve politike nje baze faktesh informuese ne hartimin e politikave dhe te dhena qe do te sherbenin per kerkime apo studime mbi ate se si rregullat e biznesit dhe institucioneve mund te ndikojne rezultatet ekonomike te tilla si produktiviteti i investimeve informaliteti korrupsioni papunesia dhe varferia.