Greqi, dita e dytë e grevës, priten protesta të mëdha
ATHINE- Sindikatat kanë bërë thirrje për grumbullime paradite në orën 11 00 në sheshin Sintagma, ndërsa kanë në plan të rrethojnë parlamentin, i cili do të miratojë sot nënet e projektligjit që parashikon masa të reja shtrënguese ekonomike.
Protesta pritet të jetë e madhe, dhe policia ka marrë masa të jashtëzakonshme për të përballuar situatën. Dje dhuna e ushtruar gjatë protestave në Athinë, shkaktoi 21 të lënduar nga të cilët 15 policë dhe 6 civilë si dhe shumë dëme materiale. Pjesëmarrja në protestë ishte nga më të mëdhatë e shënuara vitet e fundit.
Sipas sindikatave dje protestuan rreth 500 000 vetë ndërsa policia tha se bëhej fjalë për 75 000. Protesta pati edhe në Selanik, Xanthi, Patra, Heraklion, Hania, Janinë, Volos dhe Rhodos.
Ndërkaq vazhdon edhe sot greva 48-orëshe e organizuar prej sindikatave të sektorit publik dhe privat, që I jep edhe një tjetër goditje ekonomisë greke. Në ditën e dytë të grevës marrin pjesë punonjësit e sektorit publik, punëtorët në kompanitë shtetërore dhe të pushtetit vendor, mësuesit e pedagogët, inxhinierë, punonjës të spitaleve publike, doganat, bankat, portet, aeroportet, trenat, taksitë, avokatët, Shoqata e Gjyqtarëve, media, transporti publik, dyqanet e bizneset e vogla si rrallëherë më parë, si dhe pikat e furnizimit me karburant.
Nga ana tjetër rezultuan të pafrutshme, përpjekjet politike të kryeministrit Papandreu për konsensus me opozitën. Gjatë takimeve që zhvilloi dje me përfaqësuesit politikë të opozitës, këta të fundit kërkuan dorëheqjen e tij dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja, ndërsa komunistët kërkuan ndryshimin e sistemit politik në Greqi dhe daljen e vendit nga BE.
Mbrëmë dhe sot kryeministri Papandreu po zhvillon kontakte me deputetë të PASOK, të cilët kanë shprehur pasiguri ose kanë refuzuar të votojnë një nga nenet e rëndësishme të këtij projektligji, në përpjekje për t’i bindur ata për votën e tyre pro.
(e.m/BalkanWeb)