E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carla del Ponte: Jam gati të hetoj trafikun e organeve

Beograd, 17 maj, NOA  – Carla del Ponte thotë se është e gatshme që të marrë përsipër hetimin e pavarur rreth dyshimeve për trafikim organesh në Kosovë.

Ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi i ka thënë gazetës serbe Blic se hetimet për këtë çështje duhet ti udhëheqë një ekip i veçantë nën ombrellën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Del Ponte thotë se nuk e ka ditur që Tribuanli i Hagës ka shkatërruar 400 dëshmi që kanë të bëjnë me këtë çështje, dëshmi këto të mbledhura në vitin 2004.

Për shkatërrimin e dëshmive jam informuar nga mediet dhe sinqerisht të them, jam befasuar, ka thënë Del Ponte.

Publikisht e shpreh gatishmërinë time që të udhëheqë këto hetime, sepse i kam të ditura faktet që kanë të bëjnë me rastin, për arsye se i njoh njerëzit që janë të përfshirë në të dhe sepse kam përvojë të madhe. Të gjitha këto nuk kanë fare të bëjnë me pozitën time si ambasadore, thotë Del Ponte, e cila pak kohë më parë është tërhequr nga pozita e ambasadorit të Zvicrës në Argjentinë.

NOA/RFE

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›