E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milito-Eto Interi poker dhe spektakel Barit

Rikthehet Diego Milito nderkohe qe Interi provon zyrtarisht te marre arratine. Keto jane verdiktet e fushes se lojes ne perfundim te sfides mes zikalterve dhe Barit. Rezultati 4-0 i San Siro-s le pak vend per dyshim kontroll i plote i lojes nga ana e te zoteve te shtepise duke i shkaktuar humbjen e pare ne kampionat skuadres se Ventures.

Ne fakt perballja nisi mire per miqte nga Bari te cilet mund te kishin befasuar Hulio Sezarin ende pa filluar mire loja. Por topi i gjuajtur nga Almiron 20 sekonda nga vershellima e pare e gjyqtarit u ndal ne shtyllen e djathte te skuadres zikalter.

Me pas keta te fundit marrin frenat e lojes duke kontrolluar cdo sektor te fushes. Eto eshte celesi i kesaj sfide vrapon fiton dyluftimet nje per nje gjuan sherben per shoket. Nga nje veprim i tille erdhi goli i pare ne minuten e 27-te aksion i kamerunasit nga e majta krosi per Militon i cili me koke shtyn topin ne rrjete. Me ne fund pas me teper se kater muaj agjerimi Princi rigjen golin.

Do ta beje serish kater kater minuta nga fundi i takimit pas nje pasi te bukur nga Stankovic. Shenon nje nga golat tipike te sezonit te kaluar. Por midis tyre erdhen dy penallti per Interin te shnderruara ne gol nga Samuel Eto 50 dhe 63. Me dhjete pike pas kater javeve te para kampionet ne fuqi provojne zyrtarisht te shkeputen ndjekesit me te afert jane Kievo dhe Breshia me nga nje pike me pak.

Inter 4 - 0 Bari Milito 27 86 Eto 50 p 63 p

Inter 4-2-3-1 Julio Cesar 6 Maicon 6 Lucio 65 Samuel 6 32 Cordoba 6 Chivu 55 Cambiasso 6 Stankovic 65 Pandev 55 Sneijder 7 79 Coutinho Etoo 8 68 Muntari 6 Milito 7. Castellazzi Materazzi Mariga Biabiany. Trajner Benitez

Bari 4-4-2 Gillet 55 Pulzetti 45 A.Masiello 6 M. Rossi 45 Parisi 6 Alvarez 55 62 DAlessandro 55 Donati 55 Almiron 6 Ghezzal 6 62 Castillo 55 Barreto 55 Kutuzov 5 55 Rivas 55. Padelli Rinaldi Crimi Caputo. Trajner Ventura

Gjyqtar Mazzoleni

Kartone te verdhe Stankovic I Pulzetti B

2010-09-22 2301

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›