Carmine Abate: Një rrëfim me "gjuhën e zemërës"
"Gjaku jon, i shprishur rron". Kjo është motoja e arbëreshëve. E tillë është edhe për shkrimtarin Carmine Abate. Ai e do vendin ku hodhën rrënjë të parët e tij, arbëreshët. Ai do "gjuhën e zemërës", mendimet vijnë në këtë gjuhë, për t‘u përkthyer më pas në gjuhën e bukës, italishten, të cilën e do po aq. Ai është një shkrimtar i njohur në Itali. Historitë e tij vijnë prej së përditshmes, por i pëlqen të rrëmojë edhe në kujtimet e së shkuarës, për t‘i dhënë shpirt së tashmes. I tillë është edhe romani i ri, i titulluar "Gli anni veloci". Një histori dashurie e lindur prej këngëve të Lucio Battisti-t. Shkrimtari Abate identifikohet me protagonistin. I ka veshur atij të njëjtat ndjesi e përjetime të cilat provoi në rininë e tij, kur e gjente veten në këto këngë. Rrëfen më tej planet e së ardhmes. Ai po përgatit një libër të ri, një përmbledhje tregimesh prej vendit nga vjen, Gjermanisë, ku emigroi në rininë e hershme dhe Trentinos, vendit ku aktualisht jeton. Shkrimtari arbëresh Carmine Abate thotë se shumë shpejt do të jetë në Shqipëri. Ka ndërmend të prezantojë personalisht librat e tij, shqipëruar e botuar nga shtëpia botuese "Toena", në një takim me lexuesin në vendin e të parëve.
Zoti Abate, prej pak kohësh ju keni publikuar romanin tuaj të ri, "Gli anni veloci", nga shtëpia botuese "Mondadori". Aty keni zgjedhur të rrëfeni një histori dashurie, e cila ka lindur nën notat muzikore të Lucio Battisti-t e Rino Gaetano-s. Përse zgjodhët këtë temë, përse Battisti?
Nuk e kam zgjedhur këtë temë pasi e kam menduar gjatë, apo për ndonjë arsye racionale. Çdo roman i imi lind prej një imazhi që më intrigon e që ndonjëherë më kthehet në obsesion, i cili më pushton prej vitesh. Kam përshtypjen se ky imazh i parë për "Anni veloci", lindi ditën kur Lucio Battisti ndërroi jetë. Atë ditë, personalisht e kam përjetuar me po atë vuajtje dhe me po atë dëshirë për të mos besuar atë çfarë kishte ndodhur, njësoj si edhe protagonisti i romanit tim, i cili e dëgjon në radio lajmin mbi atë që kishte ndodhur. Ky imazh ishte për mua si një gur i hedhur në lum, që dalëngadalë del në sipërfaqe, duke formuar rrathë gjithnjë e më të mëdhenj, të cilët më kanë shoqëruar gjatë gjithë rinisë sime. Battisti përfaqësonte të renë në muzikën italiane, e cila më në fund po dilte prej tunelit të melodive të sheqerosura. Ai ishte i vetmi që mundej të konkurronte edhe me muzikën angleze, kjo edhe falë teksteve të Mogolit të famshëm. Këto tekste shpesh sillnin në vëmendje histori në të cilat ishte e vështirë të mos identifikoheshe. Mes të tjerash, më pëlqenin shumë edhe kantautorët e impenjuar në çështje sociale, siç ishte Guçini. Por në anën tjetër të medaljes që na ofronte jetë - me emocionet më të thella, me magjepsjen para bukurisë me të cilën ajo të ofrohej, me dashurinë - atë dëshirë me një edukim sentimental modern, arrija ta gjeja vetëm në këngët e Battisti-t.
Sa kohë ju ka marrë ky roman. Ju është dashur një kohë e gjatë për ta sjellë atë para lexuesit?
Për të hedhur në letër romanin tim të ri, më janë dashur tre vjet.
Me se do të merreni pas këtij romani?
Po ju them se libri im i ardhshëm do të jetë një përmbledhje tregimesh mes vendit nga vij, Gjermanisë dhe Trentinos, ku jetoj aktualisht.
Përmendët vendin nga vini, që është Carfizzi. Herë pas here, ju ktheheni atje. Cilat janë mendimet që ju pushtojnë në çastin e kthimit?
Sa herë kthehem, më ngacmohet plaga e çastit të nisjes, të largimit prej vendit tim. Pas pak ditësh që qëndroj aty, më duket sikur nuk jam larguar asnjëherë. E para gjë që më vjen në mend dhe që e them madje, është: Jam në shtëpi, më në fund.
Çfarë është për ju vendi i origjinës?
Është vendi në të cilin jetojnë dhe janë të mbjella rrënjët e mia më të thella, vendi në të cilin më njohin dhe më përshëndesin: vendi im i origjinës është një minierë historish e emocionesh.
Po familja nga vini ju? Si vjen ajo në kujtimet tuaja?
Prindërit e mi janë dy 80-vjeçarë, që janë rikthyer në Carfizzi pas emigrimit në Gjermani, ku kanë qëndruar për 27 vite me radhë. Kam një motër e cila është martuar në Hamburg, ndërsa unë së bashku me time shoqe e dy fëmijët jetojmë në Trentino. Kujtimi më i bukur që ruaj nga fëmijëria është dita kur im atë u kthye në shtëpi nga Gjermania: më në fund, edhe unë e kisha një baba prej kocke e lëkure, një baba të vërtetë, jo një baba prej lapsi e letre.
Ju jeni arbëresh, çfarë domethënie ka për ju kjo prejardhje? Si i vlerësoni arbëreshët, e sidomos ata që prej shekujsh kanë arritur të ruajnë traditat e zakonet e vendit prej nga vijnë?
Për vite me radhë në shkollë, mësuesit na thoshin se nuk duhej të flisnim arbëresh, sepse kjo nuk do të na hynte në punë për asgjë. Për fat të mirë, ne nuk e kemi ndjekur asnjëherë këtë "këshillë". Kishim frikë se nëse humbisnim gjuhën mëmë, "gjuhën e zemërës", do të humbisnim edhe njëri-tjetrin. Me kohën, fillova të kuptoj se në të vërtetë, kjo përkatësi, është një pasuri e madhe. Është njësoj sikur të zotërosh një sy apo një vesh më shumë për të kuptuar më mirë akoma këtë botën tonë, që gjithnjë e më shumë po kthehet në multikulturore. Mes të tjerash, vlerësoj shumë komunitetin tonë, sepse gjatë shekujve nuk është mbyllur në guaskën e vet, por ka tentuar gjithnjë të ketë kontakte me botën jashtë, është një komunitet shumë i hapur me të tjerët dhe mendoj se në këtë mënyrë ka arritur ta ruajë e ta mbrojë më mirë gjuhën arbëreshe.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Heroi ynë Kombëtar, ka qenë protagonist në romanet tuaja. Ky protagonist i madh i historisë sonë kombëtare ka mbërritur tek ju nëpërmjet historive të rrëfyera prej gjyshërve? Si vinte ai në imagjinatën tuaj, e cili është mendimi juaj sot për të?
Për Skënderbeun, kam dëgjuar të flitet për herë të parë prej gjyshes sime nga ana e nënës. Pak informacione kisha, e gati të gjitha ishin mitike. Ishin informacione që mbërrinin tek unë në substanca të fragmentuara nëpërmjet rapsodive antike. Ato flisnin për një hero që kishte mbrojtur tokën e tij nga pushtimi i ushtrisë armike, që ai ishte shumë i fortë, që arrinte të thyente një trung më dysh me vetëm një të goditur të shpatës dhe që më pas, në grahmat e fundit, i kishte thënë të birit të tij, Gjonit, të shkonte të jetonte së bashku me njerëzit e nënën e tij në Itali. Më mirë të lirë në tokë të huaj, se sa skllevër në shtëpinë e tyre. Atëherë më dukej një hero, e krahasoja me italianin Garibaldi, të cilin asokohe e studioja në shkollë; sot e shikoj si një simbol kundër të gjitha prepotencave e padrejtësive, përveçse si një simbol të historisë sonë të përbashkët.
Në një intervistë, ju jeni shprehur se keni zbuluar që keni një të kaluar kaq të lashtë, në klasën e parë, kur mësuesja ju përshëndeti në italisht, gjuhë që ju nuk e kuptonit, sepse jeni rritur duke folur arbëresh... A vazhdojnë fëmijët e sotëm të mësojnë të flasin në gjuhën arbëreshe si ju dikur?
Po, po. Në vendin tim, edhe më të vegjlit flasin në gjuhën arbëreshe, edhe pse e vërteta është se kjo gjuhë është duke u varfëruar shumë sa i përket leksikut.
Arsyeja për të cilën ju keni nisur të shkruani kur ishit ende 16 vjeç ishte sepse donit të denonconit padrejtësinë ndaj të gjitha rrethanave që detyrojnë dikë për të emigruar. Ju vetë e keni vuajtur emigrimin. Në botë, ashtu si edhe në Itali, ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh shqiptarë. Cili është mendimi juaj në lidhje me këtë temë?
Vazhdoj të mendoj se emigracioni është një padrejtësi, ndaj mendoj se çdo vend e ka për detyrë t‘u krijojë këtyre njerëzve kushtet e përshtatshme për të punuar. Natyrisht që, nëse kjo nuk është e mundur, nuk duhet ta vuajmë shumë këtë, por duhet të mundohemi ta transformojmë këtë përvojë në një pasuri të madhe kulturore dhe njerëzore. Në fund të fundit, atij që emigron, i jepet mundësia të jetojë mes shumë kulturash, të mësojë gjuhë të reja dhe të jetë në të vërtetë një qytetar evropian.
"Për gjermanët, unë isha një i huaj. Për të huajt që jetonin atje, një italian, për emigrantët italianë në Gjermani një mesdhetar. Për mesdhetarët e tjerë, një kalabrez, për kalabrezët një arbëresh"... Në të vërtetë, çfarë ndieni se jeni?
Ndihem të gjitha këto përcaktime së bashku: kam vendosur të mos heq dorë nga asnjëra prej këtyre rrënjëve, nga asnjërës prej këtyre gjuhëve, nga asnjë vendi, kam zgjedhur të jetoj në këtë mënyrë, sepse kështu dua, jo sepse më kanë detyruar ta bëjë këtë.
Fillimisht keni zgjedhur të shkruani për një arsye të qartë, por pas kaq kohësh përse vazhdoni ende të shkruani?
Sepse e ndiej të nevojshme, një nevojë gati-gati urgjente. Ndoshta sepse më gënjen mendja, sepse në këtë mënyrë mund të ndryshoj për më mirë vizionin që kam për jetën, jo vetëm për jetën time, por edhe atë të lexuesve dhe mund ta bëj këtë duke shkruar.
Nga vjen frymëzimi?
Nga jeta e përditshme dhe nga kujtimet e hershme, të cilat mundohem t‘i rikuperoj jo për nostalgji, por për të iluminuar të tashmen.
Ju keni qenë në Shqipëri në vitet ‘80, përse erdhët dhe si e gjetët Shqipërinë e asaj kohe?
Në vitet ‘80, kam qenë dy herë në Shqipëri. Një herë si turist, ndoshta një ndër turistët e parë në mënyrë absolute, dhe një herë kam ardhur me një grup arbëreshësh, për të mësuar gjuhën shqipe në universitet. Shqipëria atëherë ishte e mbyllur, e ashpër dhe unë shpresoja të lëvizja lirisht nëpër rrugë e të flisja me njerëzit... Por ishte e pamundur, çdo hap që ne bënim, ishte i kontrolluar. Ndërkaq, kam qenë sërish në Shqipëri në vitin 2007 dhe gjeta një Shqipëri të ndryshuar, më moderne, më të gjallëruar. Do të kthehem shumë shpejt për të prezantuar librat e mi që janë botuar nga shtëpia botuese "Toena".
E njihni letërsinë shqipe?
Po, klasikët i kam studiuar në universitet, por autorët e sotëm i njoh vetëm nëpërmjet përkthimeve në gjuhën italiane dhe për fat të keq, nuk janë shumë autorët që përkthehen në këtë gjuhë.
"Mendoj në arbëresh, gjuhën e zemrës, pas kësaj vjen një përkthim i menjëhershëm në italisht, gjuhën e bukës". Mund të më thoni një mendim që ju vjen tani në gjuhën arbëreshe?
"Gjaku jon, i shprishur rron". Është motoja e arbëreshëve. Dhe është me të vërtetë kështu.
Cilin prej romaneve që keni shkruar do të veçonit?
Asnjë, sepse, në të vërtetë, të gjitha romanet e mia, janë pjesëza të një historie të vetme dhe në sytë e mi janë të gjithë të rëndësishëm.