Raul "kthehet" ne tifoz i Barcelones
Nuk ndodh shpesh qe rivalet historike te pranoje superioritetin e "armikut" te tyre historik. Ne kampionatin spanjoll, lojtari i Real Madridit, Raul shprehet se katalanasit jane ata qe bejne diferencen, ndaj te gjitheve kundershtareve. Kapiteni i Real Madridit, Raul pranoi se tani eshte nje tifoz i Barcelones. Menyra se si luan ekipi i Pep Guardioles e ben Barcelonen kete sezon nje skuader te jashtezakonshme. Barca pas fitores se fundit, 5-0 ndaj Deportivos, eshte shkeputur 15 pike nga Reali i Madridit. Nje futboll i tille sulmues nuk eshte pare ndonjehere ne kampionatin spanjoll te futbollit. "Me pelqen menyra sesi ata e zoterojne topin, por jane brilante edhe ne kontrollin dhe shpejtesine dhe jane mjaft te mobilizuar,' - theksoi Raul per "El Mundo". Me tej lojtarit i Madridit thote: "Me pelqejne ekipe si Barcelona qe bejne presion me te tre repartet dhe luajne futboll te jashtezakonshem. "Ata kane lojtare te zote dhe kane formuar nje sistem qe u mundesojne te shfaqen si te duan perballe kundershtareve te tjere ne fushe. Kemi pare deri diku edhe ekipe te tjera si Valencia e Benitezit, qe luante shume shpejt," - shprehet Rafa Benitezi.