Disfate e Interit ne Atalanta, por mbetet ne krye
Interis pesoi nje humbje te rende ne ndeshjen e djeshme te Seria A. Serxhio Flokari hapi serine e golave ne minuten e 18 -te dhe Kristiano Doni dyfishoi shifrat ne minuten e 33-te te ndeshjes. Zlatan Ibrahimovic shenoi ne minutat shtese te vetmin gol, qe ishte shume i vonuar per ekipin drejtuar nga portugezi, Hoze Murinjo. Trajneri portugez u perpoq te bente ndryshime ne mbrojtje. Burdiso, i rikthyer, eshte aktivizuar ne qender te mbrojtjes, kurse Krespo zhvilloi ndeshjen e tij te pare si titullar ne Seria A, per kete sezon. Stankovic rikthehej ne fushe, ne rolin e organizatorit. Murinjo pas pesimit te dy golave te pare aktivizoi Obina ne vend te Kivuse, por Atalanta shenoi golin e trete te ndeshjes me ane te Donit, qe kerceu me koke dhe goditi sakte, pas krosit te Valdesit. Trajneri i Interit aktivizoi edhe Lusi Figon ne vend te Maksuellit dhe Adrianon ne vend te Krespos. Inter ne pjesen e dyte e nisi me mire lojen, duke krijuar disa raste per shenim ne porten e Atalantes. Pas ndeshjes trajneri i Interit, Jose Mourinjo eshte shprehur per humbjen ne Bergamo, ndaj Atalanes: "Gabimi me i madh i Interit, ne kete sezon. Ishte me shume per fajin tim." Me tej Murinnjo eshte perpjekur te tregoje motivet qe bene te ndeshkohej brenda pjeses se pare ekipi i drejtuar prej tij. "Nuk mund te flas per pjesen e pare,' - shton portugezi, - " Gjithmone skuadra nuk mund te fitoje. Trajneri eshte koka e ekipit dhe ai mban pergjegjesite e humbjes," eshte shprehur Hoze Murinjo. Me tej portugezi deklaron se ndonjeri qe nuk ka luajtur mire gjate javes se fundit, do te mbetet ne stol. Nje nate me pare Milani fitoi 1-0 ndaj Fiorentines, me gol te Patos. Milani me kete fitore eshte vene ne ndjekje te dy ekipeve kryesuese, Inter dhe Juventus. Ne ndeshjet e tjera te Seria A, bie ne sy humbja e Napolit ne fushe te Kievos. Napolitanet qe ndodheshin ne vend te katert ne Seria A, pesuan nje humbje deshperuese ne Verona, ndaj Kievos se vendit te fundit.
A. Muraci
A. Muraci