E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Me Zemër të hapur” ndihmë nënës së binjakëve

TIRANË- Pas publikimit të historisë së Brunilda Petriti në emisionin “Me Zemër të Hapur”, nënës e cila ka lindur dy vajza binjake, ndërkohë që i shoqi po i bën letrat e divorcit, ka reaguar dhe Drejtori i Maternitetit “Mbreteresha Geraldine” Halim Kosova duke i dhënë nënës së re, garancinë se mund të qëndrojë pranë ambienteve të këtij materniteti sa të sqarohet situata gjyqësore që ka me burrin e saj.

Brunilda nga ana tjetër falenderoi televizionin NEWS24 dhe stafin e maternitetit që u treguan të gatshëm për ta ndihmuar. Me datë 3 mars Brunilda lindi dy vajza, pa asnjë njëri pranë pasi familjarët e bashkëshortit e kishin braktisur në mes të rrugës.

Ajo kërkoi ndihmë pranë emisionit “Me Zemër të Hapur” pasi nuk kishte asnjë njeri të afërm në Tiranë. Konflikti mes ciftit Petriti nis në vitin 2011 në qytetin e Peqinit, kur familjarët e të dy familjeve konfliktohen dhe më pas ky konflikt kalon tek cifti. Aktualisht ata janë në proces divorci nga Gjykata e Elbasanit.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›