E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carragher ka frikë nga Tottenham


Mbrojtësi i Liveproolit, Jamie Carragher, thotë se Tottenhami është kërcënimi më i madh për të kuqtë në garën për të përfunduar në 4 më të mirët e Premier Ligës.

Liverpooli sonte përballet me Wigan Athletic, dhe do të ketë mundësinë të marrë vendin e katërt nëse nxjerr pikë nga kjo ndeshje.

"Fitorja e Manchester Cityt ndaj Chelseat ishte shumë e madhe, por nuk mund të dini nëse kjo do t'i nxitë ata të shpërthejnë me rezultate. Tottenham është ai prej të cili kam frikë. Ata vazhdojnë të mbajnë portën e pastër dhe të shënojnë gola dhe kanë lojtarë fantastik", ka thënë Carragher.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›