Pakistan, 11 viktima nga shpërthimi i një autobombe
Të paktën 11 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të një autobombe në Lahore, në afërsi të agjensisë federale investigative në Pakistan. Autobomba, e cila provokoi edhe një krater te thellë 2,5 metra, ka shkaktuar shkatërrimin total të ndërtesës. Burime lokale thonë se në momentin e atentatit në vendin e punës ndodheshin rreth 70 persona, dhe se shumë prej tyre janë ende nën rrënoja. Ngjarja ka ndodhur në lindje të pakistanit, në qytetin Lahore, konfirmoi policia. Nga sulmi janë plagosur edhe më shumë se 60 persona të tejrë. Mësohet se sulmi targetonte pikërisht godinën ku ndodheshin zyrat anti terrorizëm, degë e agjensisë federale investigative. Në afërsi të kufirit me Indinë, Lahore është goditur disa herë nga sulmet e militantëve gjatë viteve të kaluara. Policia informon se në vend është krijuar një situatë kaotike. Sipas mediave lokale, ky ishte synimi i shumfishtë i sulmeve të ngjashme të terroristëve myslimanë. Ushtria pakistaneze aktualisht është përqendruar në zonën kufitare me Afganistanin kundër luftëtarëve talebanë radikalë-islamikë.