Nigeri, 500 të vdekur nga përplasjet ndëretnike dhe grupeve fetare
Të paktën 500 të vdekur është bilanci i viktimave të provokuara nga përleshjet e përgjakshme ndërmjet grupeve etnike dhe ndërfetare, që nisën në fundjavë në Nigeri, e më konkretisht në Jos. Nga këto përleshje të ashpra janë arrestuar edhe të paktën 95 persona. Tragjedia e radhës në vendin e trazuar nigerian, në Plateau, ndodhi ndërmjet mbrëmjes midis të shtunës dhe të dielës, në një zonë që njihet si arenë e masakrave. Përleshjet nisën ndërmjet veriut me maxhorancë myslimane dhe jugut me maxhorancë kristaine. Në janar, në qytetin Jos, u numëruan më shumë se 400 të vdekur. Sipas shumë dëshmitarëve, sulmet me karakter etnik janë përqëndruar kundër banorëve të tre fshatrave në jug të Josit. Ndërkaq më herët, presidenti i vendit, Goodluck Jonathan dekretoi gatishmërinë numër një për forcat e sigurisë. Banorët e tre fshatrave në jug të këtij qyteti thanë se barinjtë lokalë sulmuan herët në mëngjesin e së dielës dhe thanë se sulmuesit hapën zjarr që njerëzit të dilnin nga shtëpitë. Më pas disa shtëpive iu vu zjarri. Shumica e të vrarëve ishin fëmijë dhe gra. Disa dëshmitarë e përshkruan sulmin si hakmarrje ndaj një incidenti të mëhershëm. Qyteti Jos ka përjetuar 4 incidente të tilla mes myslimanëve dhe të krishterëve gjatë dekadës së fundit. Incidenti më i fundit ndodhi në janar, kur u vranë të paktën 400 njerëz.