E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carroll kritikon Liverpoolin

Andy Carroll thotë se në Liverpool nuk u trajtua si duhet. Sulmuesi anglez insiston se tretmani i keq që iu bë në Merseyside e detyroi atë që ta pranojë huazimin tek ekipi tjetër nga Premierliga, West Ham United.

Siç qëndrojnë gjërat, ish futbollisti i Newcastles mbetet lojtar i Liverpoolit, por 23 vjeçari është i kënaqur tek ekipi londinez, ku menaxheri Sam Allardyce ia ofroi atij një vend në formacionin bazë, të cilin nuk ia mundësoi edhe ekipi nga Anfield Road.

“Unë nuk kisha rast të vërtetë në Liverpool. Unë ju thash se më duhet të largohem për të luajtur rregullisht dhe Sam më dëshiroi këtu dhe më premtoi se do të isha pjesë e rregullt e skuadrës së tij. Kështu që për mua nuk kishte problem të vija dhe të luaja këtu. Është e qartë se tek Liverpooli nuk do të kisha raste për të luajtur si këtu”, tha Carroll për ESPN.

Carroll megjithatë konsiderohet si njëri prej dështimeve më të mëdha në histori të futbollit anglez.

Ai u ble nga Liverpooli për një çmim rekord prej 35 milionë funtesh, por nuk arriti të bind asnjëherë në Anfield. Ai nuk ishte në planet e trajnerit të ri Brendan Rodgers, prandaj vendosi të largohej.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›