Carvalho ëndërron Realin
Qendër mbrojtësi i Chelseas, Ricardo Carvalho e ka shprehur dëshirën e tij që t’i bashkohet ish trajnerit të tij, Jose Mourinho tek Real Madrid. Futbollisti 32 vjeç ka thënë se lëvizja e tij tek klubi spanjoll do të ishte një ëndërr.
“Nëse do të kishte mundësi që të nënshkruaj me Real Madrid, do të shkoja atje duke notuar ose duke vrapuar. Do të ishte një ëndërr e imja të luaj për Realin, i cili konsiderohet si klubi më i mirë në botë dhe i cili udhëhiqet nga trajneri më i mirë në histori të futbollit”, tha Carvalho për të përditshmen spanjolle, AS.