Casillas i pavendosur për votën

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas ka pranuar se ende nuk ka vendosur se kë do ta votojë për çmimin prestigjioz Topi i Artë.
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi konsiderohen favorit por Casillas ka refuzuar të deklarohet se si kapiten i Spanjës, do të votojë bashkëlojtarin e tij nga Reali. Në fakt, ai ende nuk është përcaktuar për të preferuarin e tij.
“Ende nuk janë publikuar emrat e 23 finalistëve. Kur të vjen koha, do të vjen edhe vota ime, pastaj do të shohim nëse ishte e drejtë ose e gabuar. Nuk kam dërguar votën time”, deklaroi Casillas për Antena 3.