Një odisejadë për film

Craig Jurisevic asnjëherë nuk ka menduar se do të bëhet gjithashtu i famshëm kur iu bashkua aradheve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vitin 1999. Të bëhesh vendor, nuk është shumë e popullarizuar te punëtorët humanitarë në raste të situatave konfliktuoze. Craig u ndje se nuk mjafton vetëm të shërohen të plagosurit në Spitalin e Kukësit, me kushte të vështira, por Kosovës i duhej më shumë se aq dhe Craig ishte i gatshëm ta japë atë kontribut. Craig Alexander Jurisevic, një australian me origjinë sllovene ka shkruar një libër për përvojat e tij në Shqipëri gjatë luftës së Kosovës dhe depërtimet e tij ‘mbrapa vijave të armikut’ me njësitin e tij, si ka qenë dëshmitar i një masakre dhe si projekti i tij është gati të bëhet projekti më i madh ndërkombëtar i realizuar ndonjëherë për një ushtri guerile – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ekskluzivisht për Express, flet Craig Jurisevic
Si keni përfunduar në kufirin në mes Shqipërisë dhe Kosovës?
Kam qenë koordinator i kirurgëve për të gjitha kampet dhe spitalin e Kukësit, kam punuar për International Medical Corps dhe Kombet e Bashkuara. Aty kam zbuluar korrupsionin në spitalin e Kukësit, ku refugjatët Kosovar liheshin të vdesin nga zyrtarët e spitalit nëse nuk kishin para të mjaftueshme për t’i paguar doktorët. Kjo shumë ishte rreth 200 marka gjermane. Kjo storje u publikua në "The Stars and Stripes", një revistë ushtarake amerikane. Bosët lokalë të krimit të organizuar, duke përfshirë drejtorin e spitalit, pas kësaj vendosën një çmim për kokën time. Unë në mënyrë që të ndihmoja refugjatët dhe për shkak të sigurisë sime personale iu bashkëngjita njësiteve të UÇK-së. Kam trajnuar ushtarët në Helshan dhe pastaj në Cahan, e më vonë edhe në Pashtrik. Kam krijuar një ekip kirurgjik në një shpellë shumë afër vijës së frontit, ku kemi trajtuar qindra ushtarë të plagosur. Kam bërë 5 patrullime pas vijave serbe të frontit për t’i tërhequr ushtarët e plagosur si dhe civilët.
Sa kohë keni qëndruar në vijën e frontit?
Dy javë në vijën e frontit, ku kemi bërë rreth 130 operacione të ndryshme si dhe 230 trajtime të tjera. Për këtë kohë ka pasur diku rreth 70 të vdekur.
M’i përshkruani pak ndjenjat kur ndihmoni luftëtarët guerilë?
Pasi që unë kam pasur shumë përvojë si gjuetar në Australi dhe kam punuar për rreth 12 muaj me ekipet e MEDEVAC në Izrael dhe Gaza, unë isha me siguri më i trajnuar se sa shumica në front. Kam ndjerë se ishte detyra ime të trajnoj, trajtoj dhe përkrah luftëtarët e UÇK-së, të cilët në fund të fundit ishin civilë dhe refugjatë të armatosur.
Keni qenë pjesë e patrullave të UÇK-së pas linjave të frontit me serbët?
Kam marrë pjesë në patrulla në veriun dhe veri-lindjen e Kosovës. Me njërën ndër patrullat kemi shkuar rreth 4 km prapa vijës ku ishin serbët në një vend që quhet Kusnin. Këtu kemi qenë dëshmitarë të një masakre, ku janë vrarë 12 civilë nga një kompani ushtarake dhe paramilitare jugosllave. Patrulla jonë ishte e përbërë vetëm nga 5 persona dhe nuk kemi mundur të intervenojmë. Pastaj së paku 3 nga kjo patrullë (nga njësiti gjermanfolës) kanë vdekur në patrullat tjera. Dhe dy tjerët kanë vdekur në një shtëpi të minuar ku ka pasur edhe civilë të plagosur.
Pse keni vendosur të shkruani një librin “Blood in my hands”?
Kam dashur të dokumentoj luftën në mënyrë të saktë dhe pavarur. Nuk i përshkruaj vetëm ofensivat e serbëve kundër shqiptarëve të Kosovës, por edhe për krimet e bëra nga shqiptarët e Shqipërisë ndaj kosovarëve. Gjithashtu zbuloj të vërteta për komandën në front dhe si komandantët lëshonin frontin dhe shkonin në një siguri relativisht më të mirë në Krumë, duke lënë burrat dhe gratë e pa përvojë për t’u mbrojtur nga sulme shumë të egra. Tregimi im për luftën është pa paragjykime, i vërtetë dhe i përgjegjshëm.
Si keni rënë në kontakt me producenten e filmit?
Kam dërguar përmbledhje të librit për shumëkënd në industrinë e filmit. Asaj i ka pëlqyer pa masë dhe e ka marrë menjëherë. Për momentin ajo po mundohet të gjejë investitor në Amerikë, Kosovë apo Shqipëri, të cilët do të mund të ndihmonin me financimin për të siguruar skenografinë më të mirë. Sa për aktorët mund të them se Sam Worthington ka treguar shumë interesim, por aktorët tjerë potencialë përfshijnë edhe Eric Banda dhe Matt Damon.
Kur keni qenë në Kosovë për herën e fundit?
Gjatë luftës.
Keni shokë në Kosovë?
Kam pasur kontakte të rralla me njerëzit nga koha e luftës deri më tani. Tani jam i zhytur në mesazhe përkrahjeje nga njerëzit nga Kosova. Do të vizitoj Kosovën në të gjitha rajonet. Shpresoj këtë vit.